• e martë, 20 janar 2026

Shtatë persona e humbën jetën nga shpërthimi në një restorant kinez në Afganistan

Shtatë persona e humbën jetën nga shpërthimi në një restorant kinez në Afganistan

Kabul, 20 janar 2026 (MIA) – Të paktën shtatë persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë një shpërthimi në një restorant të njohur kinez në qendër të Kabulit, kryeqytetin e Afganistanit.

Autoritetet afgane nuk e kanë bërë të ditur arsyen e shpërthimit, por presidenti i Pakistanit fqinj, Ali Zardari në një komunikatë e "dënoi bombardimin".

Një shtetas kinez dhe gjashtë afganë u vranë, ndërsa midis të lënduarve ka pasur katër gra dhe një fëmijë.

Shpërthimi në restorantin në Kabul në pronësi të një shtetasi afgan dhe një shtetasi kinez dhe gruas së tij u publikua gjithashtu nga televizioni shtetëror kinez CCTV e cila tha se dy kinezë u lënduan rëndë dhe se ka humbur jetën edhe një roje e sigurisë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR