• e mërkurë, 21 janar 2026

Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike

Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike

Kiev, 20 janar 2026 (MIA) – Forcat ruse gjatë natës filluan sulm të kombinuar me dronë dhe raketa mbi kryeqytetin ukrainas Kiev, duke e ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, deklaroi kryetari i qytetit, Vitalij Kliçko. 

Një sulm në bregun lindor të lumit Dnjepër e ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Është goditur një ndërtesë, ndërsa një person është lënduar, deklaroi Kliçko në Telegram. 

Kanalet jozyrtare të lajmeve në Telegram publikuan fotografi nga ndërtesa të mëdha banesore pa drita. 

Timur Tkaçenko, shef i administratës ushtarake në kryeqytetin ukrainas, deklaroi se është dëmtuar një depo dhe disa automobila janë djegur. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR