Fillon Forumi Ekonomik Botëror në Davos
- Programi zyrtar i Forumit Ekonomik Botëror fillon sot në Davos.
- Post By Fitore Curri
- 08:25, 20 janar, 2026
Davos, 20 janar 2026 (MIA) – Programi zyrtar i Forumit Ekonomik Botëror fillon sot në Davos.
Në ditën e hapjes, fjalime do të kenë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidenti francez Emanuel Makron dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng.
Gjithashtu, janë planifikuar ngjarje me sekretarin amerikan për Financa, Skot Besent, dhe drejtorin ekzekutiv të Majkrosoft, Satja Nadella.
Takimi vjetor është në hije të dëshirës së shprehur të presidentit amerikan Donald Tramp që ta marrë Grenlandën.
Trampi pritet dhe është paralajmëruar se nesër në Davos do të mbajë edhe fjalim.
Rreth 3.000 pjesëmarrës tubohen në qytetin zviceran të Alpeve për takimin, me qëllim që të bisedojnë për ekonominë globale, tregtinë dhe inteligjencën artificiale (IA) nën moton “Fryma e dialogut” deri të enjten.
Në mesin e tyre janë shumë politikanë të lartë, siç është kancelari gjerman Fridrih Merc dhe qindra udhëheqës të korporatave. fc/
Foto: Arkivi