• e shtunë, 28 shkurt 2026

Zelenski e ka ftuar Ficon në Ukrainë për të biseduar për "të gjitha problemet aktuale"

Zelenski e ka ftuar Ficon në Ukrainë për të biseduar për

Kiev, 27 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski e ka ftuar kryeministrin sllovak, Robert Fico në Ukrainë për të biseduar për "të gjitha problemet aktuale" mes dy vendeve, njoftoi sot kabineti i liderit ukrainas, i cituar nga Ukrinform.

Ftesa u dërgua gjatë bisedës me telefon mes dy liderëve dhe vjen në kushte të kontestit rreth gazpërçuesit "Druzhba", me të cilin transportohet nafta ruse përmes Ukrainës, informojnë mediumet britanike.

"Presidenti ukrainas në këtë moment bisedon me kryeministrin sllovak, Robert Fico. Presidenti e ka ftuar në Ukrainë për të biseduar për të gjitha problemet aktuale", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidenti ukrainas, i cituar nga Ukrinform.

Paraprakisht u kumtua se kryeministri sllovak, Robert Fico shpalli ndërprerje të furnizimit të jashtëzakonshëm me energji elektrike për Ukrainën nga 23 shkurti. Sllovakia paraprakisht shpalli ndërprerje të derivateve dizel për Ukrainën për shkak të ndërprerjeve të furnizimit të naftës ruse përmes gazpërçuesit "Druzhba". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR