Filloi gjykimi i Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve "për pengimin e e drejtësisë dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve"
- Filloi gjykimi i Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, "për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve".
- Post By Besnik Shuki
- 14:17, 27 shkurt, 2026
Prishtinë, 27 shkurt 2026 (MIA) - Filloi gjykimi i Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve tjerë, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, "për pengimin e drejtësisë dhe ndikimin ndaj dëshmitarëve".
Sipas akuzës, "në periudhën prej 12 prillit e deri më 2 nëntor të vitit 2023, gjatë disa vizitave të Thaçit në paraburgim, ai u ka zbuluar informata për dëshmitarët tre të akuzuarve tjerë, u ka urdhëruar të ndikojnë ndaj tyre dhe ka dhënë udhëzime të hollësishme se si ta bëjnë këtë".
Në akuzën thuhet se "Thaçi ka dhënë udhëzime të hollësishme për atë se si do të dëshmojnë dëshmitarët, për shembull, ka urdhëruar një dëshmitar të thotë se Adem Demaçi ka qenë udhëheqësi i UÇK-së, ose të udhëzojë një dëshmitar tjetër se UÇK-ja nuk ka pasur autorizim të fillojë ose të ndal luftë, se është tërësisht e paorganizuar".
Gjykimi filloi me prezantimin e informatave të përgjithshme për rastin dhe listën të dëshmive. Pastaj vijuan fjalë hyrëse të prokurorisë, ndërsa avokatët e mbrojtjes kanë hequr dorë nga fjalët hyrëse në këtë fazë të procedurës.
Pas kësaj, do të fillojë prezantimi i dëshmive dhe marrja në pyetje e të parit nga tre dëshmitarët e prokurorisë.
Pritet që prokuroria ta përfundojë procedurën dëshmuese deri më 13 mars, ndërsa vazhdimi i gjykimit për këtë periudhë ende nuk u caktua. bsh/
Foto: MIA arkiv