Moska kumtoi se po përgatit një takim të ri trepalësh për Ukrainën
- Kremlini sot i konfirmoi planet për negociata të reja trepalëshe për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë pas bisedimeve të ndara me përfaqësuesit e SHBA-së këtë javë në Gjenevë.
Moskë, 27 shkurt 2026 (MIA) - Kremlini sot i konfirmoi planet për negociata të reja trepalëshe për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë pas bisedimeve të ndara me përfaqësuesit e SHBA-së këtë javë në Gjenevë.
“Sapo të dakordohen për datën dhe vendndodhjen, do të jepen detaje shtesë. Deri më tani nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e regjimit në Kiev”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Më herët, Ukraina paralajmëroi bisedime për në fillim të marsit në Abu Dabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryenegociatori i Kievit, Rustem Umerov, dje zhvilloi bisedime në Gjenevë me përfaqësuesin amerikan, Stiv Uitkof. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s