• e shtunë, 28 shkurt 2026

Afganistani sulmoi një qendër bërthamore të Pakistanit, qindra viktima nga të dyja palët

Afganistani sulmoi një qendër bërthamore të Pakistanit, qindra viktima nga të dyja palët

Kabul, Islamabad, 27 shkurt 2026 (MIA) - Forcat afgane sulmuan një objekt bërthamor në Pakistan dhe, siç pohon televizioni "Ariana Njuz", duke cituar burimet e saj, në sulmin ka viktima.

"Pas sulmit ndaj një qendre ushtarake në zonën Kokal të provincës Kiber-Pahtunva, dhe një qendre tjetër bërthamore, qindra njerëz kanë vdekur, ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalet në Islamabad", theksohet në publikimin në platformën Iks.

Më herët sot, Kabuli njoftoi se Forcat Ajrore afgane kanë sulmuar me sukses një kamp ushtarak dhe një kazermë ushtarake në Novshera, si dhe bazën Xhamrud.

Të paktën 12 ushtarë pakistanezë janë vrarë, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur në sulmet e Afganistanit, tha sot zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Çaudri.

Sipas tij, 274 luftëtarë talebanë u vranë, kurse 400 u plagosën, si dhe se 115 tanke, transportues të blinduar dhe armë artilerie u shkatërruan, transmeton Al Xhezira.

Burime ushtarake pakistaneze thanë gjithashtu se objektiva ushtarake u goditën në 22 vende në të gjithë Afganistanin. Më parë, qeveria talebane tha se tetë luftëtarë të saj janë vrarë, e 11 janë plagosur.

Pakistani javën e kaluar kreu sulme ajrore në zona në disa provinca afgane. Sipas lëvizjes talebane, në sulmet u vranë dhe plagosën dhjetëra civilë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan në tetor të vitit të kaluar. Më pas, në Pakistan ndodhën një seri sulmesh terroriste, për të cilat autoritetet lokale fajësuan lëvizjen kryengritëse TTP.

Në Kabul mohjnë se luftëtarët e këtij grupi janë në territorin afgan dhe theksojnë se lufta kundër tyre është një çështje e brendshme e vendit fqinj. Palët shkëmbyen sulme për një javë, e më pas, me ndërmjetësim të Katarit dhe Turqisë, arritën marrëveshje për armëpushim. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR