Edhe Bill Klintoni nuk ishte në dijeni për krimet e Epstin
- Ish presidenti amerikan Bill Klinton, në një seancë të sotme dëgjimore para Kongresit për përfshirjen e tij të dyshuar në aferën seksuale me abuzuesin seksual Xhefri Epstin, deklaroi se "as nuk pa dhe as nuk bëri asgjë të gabuar".
- Post By Ramize Qamili
- 21:46, 27 shkurt, 2026
Uashington, 27 shkurt 2026 (MIA) - Ish presidenti amerikan Bill Klinton, në një seancë të sotme dëgjimore para Kongresit për përfshirjen e tij të dyshuar në aferën seksuale me abuzuesin seksual Xhefri Epstin, deklaroi se "as nuk pa dhe as nuk bëri asgjë të gabuar".
Pas publikimit të dosjeve të Epstin nga Ministria e Drejtësisë amerikane, Bill Klinton është fotografuar në disa foto me grabitqarin seksual të ndjerë.
Ai shtoi se pas vitit 2008, pasi Epstin u deklarua fajtor për organizim prostitucioni, ata nuk janë shoqëruar më.
Klinton pretendon se ata e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të shkurtër dhe se marrëdhënia e tyre përfundoi "vite para se të zbuloheshin krimet e tij".
"Dje para Kongresit u mor në pyetje gruaja e Bill Klinton, ish sekretarja e shtetit amerikan, Hillari Klinton. Ajo tha se nuk e kishte takuar kurrë Epstinin dhe nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të beut. Por Hillari Klinton pranoi se ishte në kontakt me ish të dashurën dhe bashkëpunëtoren e ngushtë të Epstinit, Gilejn Maksvell, e cila mori pjesë në dasmën e vajzës së tyre Çelsi Klinton në vitin 2010.
Hillari dhe Bill Klinton fillimisht refuzuan të dëshmonin, por më vonë u dorëzuan pasi deputetët u përpoqën t’i akuzonin për mosrespektim të Kongresit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s