Brukseli urdhëroi hetim për lidhjet e Mandelsonit me Epstinin kur ai ishte Komisioner Evropian
- Bashkimi Evropian i ka urdhëruar Zyrës së saj Kundër Mashtrimit, (OLAF), të hetojë Piter Mandelsonin, ish-ambasador britanik në SHBA, për lidhjet e tij me autorin e dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin, nga periudha kur ai ishte komisioner për tregti.
Bruksel, 27 shkurt 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian i ka urdhëruar Zyrës së saj Kundër Mashtrimit, (OLAF), të hetojë Piter Mandelsonin, ish-ambasador britanik në SHBA, për lidhjet e tij me autorin e dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin, nga periudha kur ai ishte komisioner për tregti.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe numrin e konsiderueshëm të dokumenteve të disponueshme publikisht, Komisioni Evropian i kërkoi gjithashtu OLAF-it më 18 shkurt të hetojë këtë çështje”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit.
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e njohur me akronimin francez OLAF, është një organ mbikëqyrës i BE-së që, ndër të tjera, merret me çështjet e mashtrimeve financiare dhe shkeljet e të drejtave të institucioneve që merren me migracionin. Zyra nuk ka konfirmuar se ka nisur një hetim.
Mandelson, politikan me ndikim britanik, është nën hetim për keqpërdorim të dyshuar të funksionit publik, në lidhje me njohjen e tij me Xhefri Epstin.
Para Bregzitit, Mandelson ishte komisioner evropian për tregti nga nëntori 2004 deri në tetor 2008. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s