Reagime në botë në luftën mes Pakistanit dhe Afganistanit: Antonio Guteresh bëri thirrje për dialog, Kina për negociata
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, bëri thirrje që Pakistani dhe Afganistani t’i përmbahen rreptësisht detyrimeve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar, me theks të veçantë mbi ligjin humanitar ndërkombëtar.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:44, 27 shkurt, 2026
Nju Jork/Pekin, 27 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, bëri thirrje që Pakistani dhe Afganistani t’i përmbahen rreptësisht detyrimeve të tyre sipas ligjit ndërkombëtar, me theks të veçantë mbi ligjin humanitar ndërkombëtar.
Përfaqësuesi i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, apeloi për dialog midis të dy vendeve në kushte të përleshjeve kufitare dhe sulmeve vdekjeprurëse ajrore.
Kina është thellësisht e shqetësuar për eskalimin e tensioneve përgjatë kufirit midis Afganistanit dhe Pakistanit, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme, duke i ftuar të dyja palët të "zgjidhin dallimet dhe mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe negociatave".
Kina, sipas njoftimi, "ndërmjetëson në konflikt përmes kanaleve të saj" dhe është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në deeskalimin e situatës dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
"Si fqinj dhe mik, Kina është thellësisht e shqetësuar për eskalimin dhe shpreh keqardhje për viktimat e shkaktuara nga konflikti", deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Mao Ning, duke shtuar se "çdo eskalim i mëtejshëm do të shkaktojë dëme dhe humbje për të dyja palët".
Në njoftimin për mediat thuhet se ndërprerja e armiqësive "është në interes themelor të të dyja vendeve dhe popujve të tyre dhe mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s