Uitkof: Negociatat për planin paqësor në Ukrainë mund të zhvillohen brenda tre javësh
- I dërguari special amerikan, Stiv Uitkof, paralajmëroi se negociatat për një plan paqësor për Ukrainën mund të zhvillohen brenda tre javësh, gjë që, sipas tij, do të hapte rrugën për një takim trepalësh midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, Donald Tramp, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski.
Uashington, 22 shkurt 2026 (MIA) – I dërguari special amerikan, Stiv Uitkof, paralajmëroi se negociatat për një plan paqësor për Ukrainën mund të zhvillohen brenda tre javësh, gjë që, sipas tij, do të hapte rrugën për një takim trepalësh midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, Donald Tramp, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelenski.
Uitkoft për Foks Njuz tha se ai dhe dhëndri i presidentit amerikan, Xhared Kushner, i cili është anëtar i përhershëm i delegacionit për bisedimet paqësore për Ukrainën, shpresojnë t'u "paraqesin disa propozime" palëve ruse dhe ukrainase që do t'i afrojnë ato në tre javët e ardhshme.
"Dhe ndoshta ato do të çojnë edhe në një samit midis Zelenskit dhe presidentit Putin, ndoshta në një moment edhe një samit trepalësh me presidentin (e SHBA-së ), do ta shohim", tha Uitkof.
Sipas tij, Trampi nuk do të marrë pjesë në takimin trepalësh nëse nuk është i bindur se ai do të çojë në miratimin e marrëveshjes dhe në një "rezultat më të mirë". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s