• e hënë, 23 shkurt 2026

Vritet një burrë i armatosur, i cili ka tentuar të hynte në pronën e Trampit, Mar-a-Lago në Florida

Vritet një burrë i armatosur, i cili ka tentuar të hynte në pronën e Trampit, Mar-a-Lago në Florida

Majami, 22 shkurt 2026 (MIA) - Agjentët e Shërbimit sekret amerikan kanë qëlluar për vdekje një person të armatosur, i cili ka tentuar të hynte ilegalisht në perimetrin e sigurt të rezidencës Mar-a-Lago të presidentit amerikan, Donald Tramp në Florida.

Incidenti ka ndodh në Uest Palm Biç, ku ndodhet rezidenca e Trampit, ndërsa sulmuesi ka qenl rreth 20 vjeç, njoftoi Shërbimi sekret.

Edhe pse Tramp shpesh kalon fundjavat në resortin e tij në Florida, ai është sot në Shtëpinë e Bardhë. Zonja e parë, Melania është gjithashtu në Uashington.

Autoritetet nuk e kanë publikuar ende emrin e burrit që u qëllua. Sipas Shërbimit sekret, ai është "parë pranë hyrjes veriore të Mar-a-Lago dhe dukej se mbante një pushkë dhe një bombolë gazi". Ai u qëllua nga agjentët e Shërbimit sekret dhe një oficer lokal i policisë.

Mediat amerikane kujtojnë se ky nuk është kërcënimi i parë për jetën e Trampit. Ai u plagos në një atentat gjatë një aktiviteti zgjedhor në Batler, Pensilvani, më 13 korrik të vitit 2024.

Më 15 shtator të vitit 2024, një burrë me pushkë u arrestua pasi qëndroi pranë fushës së golfit të Trampit në Uest Palm Biç ndërsa presidenti po luante.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për incidentin e sotëm. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR