Aeroportet në Moskë janë mbyllur përkohësisht për qarkullim për shkak të një sulmi me dronë
- Kufizime për fluturime janë vendosur për arsye sigurie në katër aeroporte të Moskës, njoftoi sot rregullatori rus i aviacionit "Rosavijacia", pas sulmit me dron në kryeqytetin rus.
Moskë, 22 shkurt 2026 (MIA) - Kufizime për fluturime janë vendosur për arsye sigurie në katër aeroporte të Moskës, njoftoi sot rregullatori rus i aviacionit "Rosavijacia", pas sulmit me dron në kryeqytetin rus.
"Kufizime të përkohshme për mbërritjen dhe nisjen e aeroplanëve janë futur në aeroportet Vnukovë, Domodedovë, Zhukovski dhe Sheremetjevo. Kufizimet janë të nevojshme për të siguruar sigurinë e fluturimit", thuhet në komunikatën e "Rosavijacia".
Ndërkohë, prefekti i Moskës, Sergei Sobjanin deklaroi se forcat e mbrojtjes ajrore të Ministrisë ruse të Mbrojtjes kanë rrëzuar gjithsej dhjetë dronë që fluturonin drejt kryeqytetit rus. mb/
Foto: MIA