• e hënë, 23 shkurt 2026

Hungaria do ta bllokojë ndihmën e BE-së për Ukrainë dhe 20 pako sanksione kundër Rusisë

Hungaria do ta bllokojë ndihmën e BE-së për Ukrainë dhe 20 pako sanksione kundër Rusisë

Budapest, 22 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto ka njoftuar sot se vendi i tij do të bllokojë përpjekjen e Bashkimit Evropian (BE) për të miratuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, si dhe sigurimin e ndihmës shtesë për Ukrainën.

"Në Këshillin e nesërm të Punëve të Jashtme, BE synon të miratojë paketën e 20-të të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë. Derisa Ukraina të rifillojë tranzitin e naftës në Hungari dhe Sllovaki nëpërmjet tubacionit "Druzhba", ne nuk do të lejojmë të merren vendime të rëndësishme për Kievin", shkroi Sijarto në një postim në Iks.

Sijarto shtoi se Hungaria do të bllokojë gjithashtu kredinë e madhe të BE-së për Ukrainën prej 90 miliardë eurosh, e cila duhet të mbulojë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Kievit për dy vitet e ardhshme.

Më parë këtë javë, Hungaria dhe Sllovakia njoftuan se do të ndalonin furnizimet me naftë në Ukrainë për shkak të ndërprerjes së furnizimeve me naftë.

Kryeministri sllovak Robert Fiko deklaroi dje se vendi i tij do të ndërpresë furnizimin emergjent me energji elektrike për Ukrainën nëse deri nesër nuk rikthehen furnizimet me naftë nëpërmjet "Druzhbës". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR