• e hënë, 23 shkurt 2026

Somalilend është i gatshëm t'i japë SHBA-së qasje deri te mineralet e veta, si dhe mundësi për sistemim të bazave ushtarake amerikane

Somalilend është i gatshëm t'i japë SHBA-së qasje deri te mineralet e veta, si dhe mundësi për sistemim të bazave ushtarake amerikane

Hargeisa, 22 shkurt 2026 (MIA) - Somalilend është gati t'i japë Shteteve të Bashkuara të Amerikës akses të privilegjuar në mineralet e saj, si dhe mundësinë e vendosjes së bazave ushtarake amerikane, deklaroi ministri i qeverisë së Somalilend, Hadar Husein Abdi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Izraeli u bë vendi i parë që njohu Somalilendin që nga shkëputja e tij nga Somalia në vitin 1991. Vendimi shkaktoi pakënaqësi të fortë në Mogadishu, i cili vazhdon të pretendojë kontrollin e territorit.

"Ne jemi gati t'i japim SHBA-së akses në burimet tona minerale. Jemi gjithashtu të hapur për idenë e ofrimit të bazave ushtarake Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shtoi Abdi. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR