Poulsen: Danimarka nuk ka dijeni se një anije spitalore është rrugës për në Grenlandë, banorët e saj po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor
- Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se Danimarka nuk kishte dijeni se një anije spitalore është rrugës drejt Grenlandës.
Kopenhagë, 22 shkurt 2026 (MIA) - Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se Danimarka nuk kishte dijeni se një anije spitalore është rrugës drejt Grenlandës.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se banorët e Grenlandës e marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
"Nuk ka nevojë për ndërhyrje të posaçme shëndetësore në Grenlandë. Qeveria e Grenlandës sot po kujdeset tashmë për këtë dhe Danimarka do të ndërhynte nëse do të kishte nevojë për këtë", tha ministri.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se ai dhe guvernatori i Luizianës, Xhef Landri kanë rënë dakord të dërgonin një anije spitalore në Grenlandë, një territor danez që ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron ta aneksojë drejt SHBA-së.
Американскиот претседател Доналд Трамп синоќа изјави дека заедно со гувернерот на Луизијана, Џеф Ландри, договорил да се испрати болнички брод во Гренланд, данска територија за која постојано повторува дека сака да ја анектира кон САД.
Paralajmërimi i Trampit erdhi disa orë pasi Komanda daneze e Arktikut kumtoi se është evakuuar një anëtar i ekuipazhit të një nëndetëseje amerikane, i cili kishte kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, shtatë milje detare nga kryeqyteti i Grenlandës, Nuk.
Nuk është plotësisht e qartë se cila është lidhja e Guvernatorit Landri me rastin. Marina Amerikane ka dy anije spitalore, "Mersi" dhe "Komfort", por asnjëra nuk është e stacionuar në Luiziana. ls/
Foto: EPA