• e martë, 13 gusht 2024

Tramp ka biseduar me Mask në "X", intervistën e kanë përcjellë më shumë se 1,3 milionë

Tramp ka biseduar me Mask në

Uashington, 13 gusht 2024 (MIA) - Kandidati republikan për zgjedhje presidenciale në SHBA, Donald Tramp ka biseduar me miliarderin Ilon Mask në platformën "X", ndërsa intervistën, siç është vërejtur e kanë përcjellë më shumë se 1,3 milionë njerëz.

Intewrvista në "X" ka filluar me vonesë prej 40 minutave, ndërsa sipas mendimit të Mask ka patur "sajber sulme masive", por shkaku për mossuksesin nuk ka qenë shumë i qartë, shkruan Gardian.

Tramp e filloi bisedën duke rrëfyer atentatin e dështuar ndaj tij më 13 korrik në një tubim në Batler, Pensilvani, të cilin ai tha se do ta vizitonte sërish në tetor. Më pas ai foli për pikëpamjet e tij kundër emigracionit, duke paralajmëruar kundër njerëzve "mashtrues" që përpiqen të hyjnë në vend nëpërmjet kufirit SHBA-Meksikë. Për Kamala Harris, ai tha se ajo "shkatërroi" Kaliforninë kur shërbeu si prokurore e përgjithshme atje dhe më vonë si senator i saj. Lidhur me luftën në Ukrainë, Tramp theksoi se mund ta kishte ndalur atë.

Siç vlerësoi "Gardian", Mask ka sugjeruar se mund të ndihmojë në administratën e ardhshme të Trampit si anëtar i "komisionit qeveritar për efikasitet".

Fushata e Harris e dënoi intervistën, duke e quajtur shembull për "ekstremizmin dhe axhendën e rrezikshme" të "Projekt 2025" të Trampit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR