• e martë, 24 dhjetor 2024

Qëllimi i operacionit të forcave të Ukrainës në rajonin e Kurskut nuk është marrja e territoreve të huaja, thotë zëdhënësi i MPJ-së ukrainase

Qëllimi i operacionit të forcave të Ukrainës në rajonin e Kurskut nuk është marrja e territoreve të huaja, thotë zëdhënësi i MPJ-së ukrainase

Kiev, 13 gusht 2024 (MIA) - Qëllimi i operacionit të forcave të mbrojtjes të Ukrainës në rajonin e Kurskut të Federatës Ruse nuk është marrja e territoreve të huaja, por ruajtja e jetës së popullit tonë dhe mbrojtja e territorit të Ukrainës nga sulmet ruse, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Georgij Tihi.

Shefi i këshillit të rezervistëve të forcave tokësore të armatosura të Ukrainës, Ivan Timoçko, thotë se personeli ushtarak rus i robëruar në rajonin Kursk të Rusisë do të bëhet një fond i vlefshëm pazaresh për Ukrainën.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR