• e enjte, 15 gusht 2024

Irani: Vetëm armëpushimi në Rripin e Gazës mund ta ndalë hakmarrjen tonë

Irani: Vetëm armëpushimi në Rripin e Gazës mund ta ndalë hakmarrjen tonë

Teheran, 13 gusht 2024 (MIA) - Vetëm armëpushimi në Rripin e Gazës do ta zmpraps Iranin nga hakmarrja direkte kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania, deklaruan tre zyrtarë të lartë iranianë anonim.

Një përfaqësues i lartë iranian i sigurisë theksoi se Teherani bashkë me aleatët, si Hezbollahu, do të ndërmarrë sulm direkt nëse bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës nuk kanë sukses ose nëse fitohet përshtypje se Izraeli i prolongon bisedimet. 

Përfaqësuesit iranianë anonimë nuk precizuan se sa kohë do të lejojnë të bisedohet. 

Pas vrasjes së Hanias në Teheran edhe të komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut, SHBA-ja dhe vendet perëndimore bëjnë thirrje që Irani ta kufizojë hakmarrjen e tij. 

Bisedime për armëpushim në Rripin e Gazës duhet të mbahen më 15 gusht në Egjipt ose në Katar. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR