• e shtunë, 17 gusht 2024

Princi saudit druan se do të vritet për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Princi saudit druan se do të vritet për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Riad, 15 gusht 2024 (MIA) - Princi saudit Mohamed bin Salman u tha kongresmenëve amerikan të cilët erdhën për ta vizituar se e rrezikon jetën në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, shkruan sot Politiko.

Lideri i Arabisë Saudite diskutoi për kërcënimet me të cilat përballet për të sqaruar pse duhet të kujdeset që çdo marrëveshje të përfshijë një rrugë të qartë dhe të pakthyeshme drejt një shteti të ardhshëm palestinez, raportoi Politiko, duke cituar një ish funksionar amerikan të njohur me bisedimet.

Në një takim të tillë Bin Salman u kthye në rastin me liderin egjiptian Anvar Sadat, i cili ishte likuiduar nga fundamentalistët egjiptian në vitin 1981, pas lidhjes së marrëveshjes paqësore me Izraelin.

Tajms of Izrael, shkruan se nuk dihet saktë se kur janë mbajtur bisedat në të cilat lideri saudit ka përmendur mundësinë të vritet, duke e marrë parasysh atë që korniza kohore për arritjen e marrëveshjes saudite-izraelite për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella pothuajse tërësisht është mbyllur në muajt e fundit, thonë burime në Kongresin amerikan.

Ata burime deklaruan për "Tajms of Izrael" se çdo shans për arritje të marrëveshjes është shuar në qershor, duke e marrë parasysh luftën aktuale në Gaza dhe periudhën më të vogël kohore në kalendarin e Senatit të caktojë ratifikim të komponentës së marrëveshjes amerikano-saudite, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

"Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në disa raste ka hedhur poshtë mundësinë për të rënë dakord për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez, kështu që çdo marrëveshje e ngjashme është e vështirë të arrihet", vlerëson Tajms of Izrael. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR