• e shtunë, 23 nëntor 2024

Moskë: Ukraina shkatërroi një urë në rajonin rus Kursk, evakuimi i popullsisë është vështirësuar

Moskë: Ukraina shkatërroi një urë në rajonin rus Kursk, evakuimi i popullsisë është vështirësuar

Moskë, 16 gusht 2024 (MIA) - Forcat ukrainase shkatërruan një urë përmes lumit Sejm në Rajonin Glushkov të zonës ruse Kursk, që e vështirëson evakuimin e popullatës lokale, informon TASS, duke iu referuar një nëpunësi lokal nga strukturat e sigurisë.

Në Rajonin Glushkov, ku jetojnë rreth 20.000 njerëz, vijon evakuimi masiv për shkak të ofensivës së papritur ukrainase në Rajonin Kursk. 

"Konfirmojmë se armiku ka sulmuar urën mbi lumin Sejm. Një pjesë e rajonit Glushkov tani është prerë për evakuim nga toka", deklaroi zyrtari lokal. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR