• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Makroni në kërkim të konsensusit për kryeministër të ri të Francës

Makroni në kërkim të konsensusit për kryeministër të ri të Francës

Paris, 16 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Francës, Emanuel Makron ju bëri thirrje liderëve të partive nga të dyja dhomat e parlamentit francez në bisedime më 23 gusht me qëllim të zgjedhjes së kryeministrit të ri të vendit, bëhet e ditur në kumtesën e zyrës së presidentit. 

Pas rezultatit të pasuksesshëm në zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut, ku nuk ishte formuar shumicë e qartë në parlament, ndërsa koalicioni qendror i Makronit përjetoi humbje, qeveria e Gabriel Atal vazhdoi përkohësisht ta udhëheqë Francën gjatë Lojërave Olimpike në Paris. 

Makroni shpresonte se do të emërojë kryeministër i ri deri në mes të gushtit, por për momentin e injoron kandidatin të cilin e propozoi koalicioni i majtë "Fronti i ri popullor", i cili i fitoi zgjedhjet. 

"Qëllimi i takimeve të premten e ardhshme me liderët e partive është që të formohet shumicë sa më e gjërë e mundshme dhe shumicë më e qëndrueshme e cila do t'i shërbejë vendit", qëndron në deklaratën e kabinetit të Makronit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR