• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë shpëtuar 52 emigrantë në afërsi të ishullit grek të Kretës dhe janë arrestuar tre kontrabandistë

Janë shpëtuar 52 emigrantë në afërsi të ishullit grek të Kretës dhe janë arrestuar tre kontrabandistë

Athinë, 15 gusht 2024 (MIA) - Roja bregdetare e Greqisë shpëtoi 52 refugjatë dhe emigrantë të cilët me barka gome lundruan në afërsi të ishullit grek të Kretës dhe kërkuan ndihmë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Të shpëtuarit, 42 burra dhe dhjetë minorenë, u transportuan në portin e qytetit Iraklio në Kretë.

Tre nga grupi, të moshës 16, 18 dhe 20 vjeç janë identifikuar si kontrabandistë dhe janë arrestuar.

Sipas asaj që e thanë të shpëtuarit, siç kumtuan nga shërbimi bregdetar grek, emigrantët ishin nisur nga brigjet libiane drejt Greqisë, me ç'rast për transportin kishin paguar rreth 2.000 dollarë amerikanë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR