• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

UNESKO: Talebanët në Afganistan me qëllim po mbajnë 1,4 milion vajza jashtë shkollave

UNESKO: Talebanët në Afganistan me qëllim po mbajnë 1,4 milion vajza jashtë shkollave

Paris, 15 gusht 2024 (MIA) - Në Afganistan 1,4 milion vajza qëllimisht janë privuar nga shkolla nga ana e talebanëve, kumtoi UNESKO, transmetuan agjencitë botërore.

"Afganistani sot është i vetmi vend në botë që ndalon qasjen në arsim për vajzat mbi moshën 12 vjeç dhe për gratë. E drejta për arsimim nuk mund të negociohet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet plotësisht i mobilizuar për të arritur hapjen e pakushtëzuar të shkollave dhe universiteteve për vajzat dhe gratë nga Afganistani", tha drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azulaj. 

Nëse shtohet numri i vajzave që u tërhoqën nga shkolla përpara se talebanët të ktheheshin tre vjet më parë, sot 2,5 milionë vajza afgane janë të privuara nga arsimi i mesëm, 80 për qind e vajzave të moshës shkollore.

Talebanët gjithashtu i kanë ndaluar gratë që t'u japin mësim djemve, edhe pse vendi vuan nga mungesa e mësuesve të kualifikuar.

UNESKO është e shqetësuar gjithashtu për rritjen e mundshme të rasteve kur fëmijët duhet të punojnë edhe në dasma të fëmijëve. Përveç kësaj, mungesa e kompetencave të ndërtuara tek fëmijët mund të dëmtojë zhvillimin e një vendi në afat të gjatë.

Organizata ka trajnuar tashmë më shumë se 1.000 ndërmjetës, duke përfshirë 780 gra, për të edukuar më shumë se 55.000 të rinj në 1.900 fshatra në Afganistan. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR