Gjatë natës Ukraina ka rrëzuar të gjitha 29 dronët e lansuar nga Rusia
- Forcat ajrore të Ukrainës sot në mëngjes njoftuan se gjatë natës rrëzuan të 29-të dronët e nisur nga Rusia mbi tetë rajone të Ukrainës, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:05, 15 gusht, 2024
Kiev, 15 gusht 2024 (MIA) - Forcat ajrore të Ukrainës sot në mëngjes njoftuan se gjatë natës rrëzuan të 29-të dronët e nisur nga Rusia mbi tetë rajone të Ukrainës, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.
Rusia, gjithashtu, ka lëshuar tre raketa të drejtuara Kh-59 gjatë sulmit, thuhet në njioftimin e forcave ajrore, transmetuan mediat britanike.
Guvernatori i rajonit qendror Çerkasi tha se mbetjet e dronëve dëmtuan dritaret e një ndërmarrjeje private, ndërsa guvernatorët e rajoneve Kiev, Poltava dhe Kirovograd nuk raportuan asnjë dëmtim në infrastrukturë dhe nuk ka viktima.
Guvernatori i rajonit jugor Mikolaev deklaroi se forcat ajrore atje rrëzuan pesë dronë, por nuk tha nëse sulmi shkaktoi ndonjë dëm.
Edhe tetë dronë ishin rrëzuar mbi rajonin jugor Herson, tha guvernatori i rajonit.
Në sulmet e djeshme ruse në atë rajon gjatë ditës së kaluar, një person humbi jetën dhe 13 u plagosën, tha ai. qa/
Foto: EPA