• e shtunë, 17 gusht 2024

Anija kozmike "Progres MS-28" lansohet në orbitë

Anija kozmike

Astanë, 15 gusht 2024 (MIA) - Anija kozmike "Progres MS-28" u ngrit nga Bajkonuri dhe u lansuar në orbitë. Fluturimi për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pritet të zgjasë rreth dy ditë.

Anija kozmike është planifikuar të lidhet me modulin "Ylli" të shtunën.

"Progres MS-28" deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirësdo të dërgojë 2.621 kilogramë ngarkesë, duke përfshirë 950 kilogramë karburant, 420 litra ujë të pijshëm, 50 kilogramë azot të komprimuar në shishe, si dhe rreth 1.201 kilogramë pajisje dhe furnizime të ndryshme.

Ky është lansimi i tretë këtë vit i anijes kozmike "Progres MS" dhe lëshimi i pestë i raketës nga kozmodromi Bajkonur. qa

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR