• e premte, 16 gusht 2024

Senatorët amerikan të brengosur nga raportet për përpjekjet e agjentëve të huaj të ndikojnë në zgjedhjet në SHBA

Senatorët amerikan të brengosur nga raportet për përpjekjet e agjentëve të huaj të ndikojnë në zgjedhjet në SHBA

Uashington, 15 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari dhe kryetari i Komitetit të senatit për inteligjencë, republikani Marko Rubio dhe demokrati Mark Vorner mbrëmë deklaruan se ka "përpjekje të dukshme të kundërshtarëve të huaj duke ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA".

"Deri në zgjedhje mbesin më pak se 100 ditë dhe bëhet e qartë se kundërshtarët e huaj janë jashtëzakonisht të interesuar për prishjen e procesit demokratik", theksohet në deklaratën e senatorëve.

Ata theksuan se presin informata shtesë nga komuniteti i inteligjencës dhe shërbimet e sigurisë për madhësinë e përpjekjeve të mëparshme nga vendet e huaja të kahëzuara kundër fushatës parazgjedhore.

Senatorët shprehën brengë serioze në lidhje me raportin e kompanisë Majkrosoft, ku citohet se kriminelët kibernetik ndoshta kanë depërtuar në infrastrukturën e fushatës parazgjedhore presidenciale.

"I dënojmë të gjitha llojet e përpjekjeve potenciale për ndikim të kundërshtarëve të huaj dhe i bëjmë thirrje komunitetit të inteligjencës dhe shërbimeve të sigurisë menjëherë t'i hulumtojnë këto raporte, deklaruan senatorët, duke shtuar se administrata dhe dy partitë politike duhet ta bëjnë të qartë se ndërhyrja në procesin demokratik amerikan nuk do të mbetet pa pasoja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR