• e shtunë, 23 nëntor 2024

BE-ja do t'i paguajë 4,2 miliardë euro ndihmë Ukrainës

BE-ja do t'i paguajë 4,2 miliardë euro ndihmë Ukrainës

Bruksel, 13 gusht 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot do t'i paguajë pothuajse 4,2 miliardë euro ndihmë Ukrainës, kumtoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. 

Në rrjetin social "Iks", ajo theksoi se kjo është pjesë e pakos së ndihmës për Ukrainën, e cila është me vlerë 50 milionë euro.

Sipas Fon der Lajen, qëllimi i kësaj ndihme është të mbështesë shtetin ukrainas gjatë luftës së tij për mbijetesë.

Ajo kujtoi se BE-ja, së bashku me vendet anëtarë, deri më tani kanë siguruar pothuajse 114 miliardë euro që nga fillimi i agresionit rus. 

"Evropa qëndron fort pas Ukrainës," tha Fon der Lajen.

Vendet anëtare të BE-së në shkurt e miratuan pakon e ndihmës për Ukrainën me vlerë prej 50 miliardë euro. ls/ 

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR