• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Meloni në një bisedë me Netanjahun ka shprehur shpresë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi

Meloni në një bisedë me Netanjahun ka shprehur shpresë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi

Romë, 13 gusht 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni ka biseduar sot në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe gjatë bisedës ka shprehur shpresë të fortë se në raundin e ardhshëm të negociatave më 15 gusht do të arrihet marrëveshje për ndërprerje të qëndrueshme të armëpushimit në Gazë dhe lirimin e pengjëve, në përputhje me rezolutën e Këshillit të sigurimit të OKB-së.

Kryeministrja italiane shprehu edhe një herë mbështetjen e saj për përpjekjet ndërmjetësuese të ndërmarra nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, njoftoi agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Duke njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, ajo në fund nënvizoi rëndësinë e de-përshkallëzimit në nivel rajonal, përfshirë EDHE përgjatë kufirit izraelito-libanez, ku janë të pranishme forcat e përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), në të cilat Italia luan një rol udhëheqës. ls/

Foto: Skrinshot 

 

QËNDRONI TË LIDHUR