• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Turqi është arrestuar një grua e cila ka kritikuar ndalimin e Instagramit

Në Turqi është arrestuar një grua e cila ka kritikuar ndalimin e Instagramit

Ankara, 13 gusht 2024 (MIA) - Një grua u arrestua dje në Izmir nën akuzën se ka nxitur urrejtje dhe ka fyer presidentin Rexhep Taip Erdogan për shkak se ai ndaloi përdorimin e Instagramit.

Instagrami u ndalua në Turqi nga data 2 deri më 10 gusht për shkak të mosrespektimit të "ligjeve dhe rregullave". Ndalimi i Instagramit erdhi pasi një zyrtar i lartë turk akuzoi rrjetin social për bllokimin e postimeve që shprehin ngushëllime për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Hania.

Gruaja e arrestuar është një nga disa kalimtarët të cilët u pyetën javën e kaluar se çfarë mendonin për ndalimin e Instagramit, ndërsa përgjigjet u publikuan në Jutjub.

"Kjo është e gabuar. Presidenti nuk mund të ndalojë Instagramin, deklaroi gruaja e arrestuar, e cila kritikoi Erdoganin dhe ata të cilët mbështesin ndalimin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR