• e martë, 13 gusht 2024

Rusia vendosi masa antiterroriste në tre rajone kufitare

Rusia vendosi masa antiterroriste në tre rajone kufitare

Moskë, 10 gusht 2024 2024 (MIA) - Autoritetet ruse prej sot vendosin masa antiterroriste në tre rajone që kufizohen me Ukrainën, lajmërojnë mediumet ruse.

Regjimi special do të vlejë për rajonin Kursk, ku Moska thotë se forcat e saj luftojnë kundër hyrjes ukrainase, si dhe për rajonet Belgorod dhe Brjansk.

masat përfshijnë zhvendosje të mundshme të banorëve, kufizime të transportit në rajone të caktuara, siguri të shtuar rerth vendeve të ndjeshme dhe prëgjim të komunikimeve telefonike dhe të tjera.

Masat ruse pasojnë pasi që para tre ditëve forcat ukrainase filluan ofensivë të madhe në rajonin Kursk.

Mbi një mijë ushtarë ukrainas hynë në atë rajon, të mbështetur nga tanke dhe automjete të tjera të blinduara. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR