• e mërkurë, 14 gusht 2024

Kirbi: Nëse Putinit nuk i pëlqen ajo që po ndodh në Kursk, thjesht mund të shkojë nga Ukraina

Kirbi: Nëse Putinit nuk i pëlqen ajo që po ndodh në Kursk, thjesht mund të shkojë nga Ukraina

Uashington, 13 gusht 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Sigurisë kombëtare të SBA-së, Xhon Kirbi duke e komentuar sulmin e forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, dekloroi se konflikti në Ukrainë është një luftë agresioni e Rusisë kundër atij vendi dhe se nëse presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk i pëlqen ajo që po ndodh në rajonin e Kurskut, ai thjesht mund të largohet nga Ukraina.

"Dhe nëse (Putinit) nuk i pëlqen, nëse ai është pak i pakëndshëm me të, atëherë ka një zgjidhje të lehtë: ai thjesht mund të largohet nga Ukraina", tha Kirbi në konferencë për shtyp, duke i komentuar deklaratat nga Moska se sulmi i forcave ukrainase në rajonin e Kurskut ishte në fakt një konflikt i Perëndimit me Rusinë.

Kirbi shtoi se është "propagandë qesharake e Putinit" që ai ka përdorur që nga fillimi i luftës, e cila është se ai duhej të hynte në Ukrainë sepse NATO e rrethoi Rusinë dhe se mbështetja e NATO-s dhe SHBA-së për Ukrainën vetëm dëshmon se Perëndimi është kundër Rusisë, ishte postuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë.

"Të vetmit në luftë me Ukrainën janë rusët, janë ata që sulmuan Ukrainën. Dhe Ukraina mbrohet kundër këtij agresioni. Kjo është lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Që në fillim", tha Kirbi.

Ai shtoi se nuk do të flasë për operacionet ushtarake të Ukrainës dhe se Uashingtoni është në kontakt me Kievin. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR