• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shtabi zgjedhor i Kamalla Harisit fillon fushatën reklamuese prej 90 milionë dollarë

Shtabi zgjedhor i Kamalla Harisit fillon fushatën reklamuese prej 90 milionë dollarë

Uashington, 14 gusht 2024 (MIA) - Shtabi zgjedhor i kandidates demokrate Kamalla Haris do të nisë fushatë reklamuese prej 90 milionë dollarësh gjatë tre javëve të ardhshme për ta prezantuar atë më mirë me votuesit në Amerikë.

Ekipi i Kamalla Harisit tha se fushata reklamuese do të përqendrohet në historinë e saj personale, karrierën e saj si prokurore në Kaliforni, angazhimin e saj për t'iu kundërvënë interesave të fuqishme dhe një kontrast me atë që ekipi i saj e quan "agjenda e rrezikshme, ekstreme" e kandidatit republikan Donald Tramp.

Reklamat do të transmetohen në shtatë shtete dhe do të arrijnë dhe në vende që ajo nuk ka mundur të arrijë ende, siç është Market, Viskonsin dhe Iri, Pensilvani.

Shtabi zgjedhor i Harisit kumtoi se reklamat do të emitohen në emisionet e shikuara nga votuesit që kërkojnë t'i motivojnë ata të marrin pjesë në votim, duke përfshirë si "Vëllain e madh" dhe "Simpsonët".

Shtabi deklaroi se ka mbledhur 310 milionë dollarë në korrik dhe se në gusht ka në dispozicion 377 milionë dollarë.

Zëvendës menaxheri kryesor i Shtabit zgjedhor, Kventin Falks tha se sa më shumë votuesit të mësojnë për Harisin, aq më shumë do të kuptojnë se ajo është e vetmja kandidate që mund të udhëheq vendin për katër vitet e ardhshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR