• e enjte, 15 gusht 2024

Në Francë janë rrëzuar dy aeroplanë luftarak "Rafal"

Në Francë janë rrëzuar dy aeroplanë luftarak

Paris, 14 gusht 2024 (MIA) - Dy aeroplanë luftarakë francezë "Rafal" janë rrëzuar sot në lindje të Francës, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sebastien Lekornu.

Ai në rrjetin social Iks publikoi se aksidenti në të cilin kanë marrë pjesë dy aeroplanë "Rafal" ka ndodhur në departamentin Meurte dhe Mosell, në perëndim të qytetit Strazburg.

“Një nga pilotët është gjetur, është mirë. Kërkimi është ende në vazhdim”, shtoi Lekornu, duke falënderuar forcat e armatosura dhe xhandarët për përpjekjet e tyre për të siguruar zonën.

Gazeta e përditshme rajonale „L'Est Republicain“ publikoi se ende kërkohen dy pilotët ushtarakë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR