• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Koreja e Veriut në dhjetor do të hapë kufijtë për turistët e huaj, kumtuan agjencitë turistike

Koreja e Veriut  në dhjetor do të hapë kufijtë për turistët e huaj, kumtuan agjencitë turistike

Phenian, 14 gusht 2024 (MIA) - Koreja e Veriut në dhjetor të këtij viti përsëri do të hapë për turizëm ndërkombëtare qytetin verilindor Samxhion, ndërsa me shumë gjasa edhe pjesën tjetër të vendit, kumtuan sot agjencitë turistike.

Ky veprim është një shenjë se Koreja e Veriut po përgatitet të rihapë kufijtë e saj për grupe më të mëdha turistësh të huaj pas disa viete të kontrolleve të rrepta kufitare, të cilat u vendosën për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmetojnë agjencitë.

"Ne kemi marrë konfirmimin nga partneri ynë lokal se turizmi në Samxhion, dhe ndoshta në pjesën tjetër të vendit, do të rifillojë zyrtarisht në dhjetor 2024," njoftoi në faqen e saj një kompani turistike me qendër në Pekin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR