• e martë, 13 gusht 2024

Irani refuzon thirrjet e Evropës për përmbajtje

Irani refuzon thirrjet e Evropës për përmbajtje

Teheran, 13 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot kumtoi se thirrja e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për përmbajtje në sulmin ndaj Izraelit "nuk ka logjikë politike" dhe "bie në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare".

"Pa asnjë kundërshtim ndaj krimeve të regjimit sionist (Izrael), deklarata e E3 kërkon me guxim që Irani të mos reagojë ndaj shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të tij", tha zëdhënësi i ministrisë Naser Kanani, raportojnë mediat britanike.

Ai u bëri thirrje Parisit, Berlinit dhe Londrës " njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë kundër luftës në Gazë dhe kundër Izraelit". 

Teherani dhe aleatët e tij Hamasi dhe grupi shiit libanez Hezbollah akuzuan Izraelin për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Hania, derisa qeveria izraelite nuk e merr përgjegjësinë. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe dje dhanë një deklaratë të përbashkët në të cilën i bënë thirrje Iranit të "tërhiqet" nga kërcënimet për sulm ndaj Izraelit. 

Në deklaratën e përbashkët të publikuar, liderët e pesë vendeve shprehën mbështetjen e tyre për thirrjen e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për vazhdimin e bisedimeve për armëpushim në Gazë me qëllim që të arrihet marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. qa/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR