• e mërkurë, 14 gusht 2024

Izraeli bën të ditur se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi të Iranit

Izraeli bën të ditur se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi të Iranit

Tel Aviv, 13 gusht 2024 (MIA) - Izraeli ditëve të fundit i ka përcjellë mesazhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve evropiane se çdo sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani do t'i përgjigjet me një sulm izraelit në territorin iranian, njofton radioja ushtarake e Izraelit.

Pa cituar burimin e informacionit, radio kumtoi se Izraeli e bëri të qartë se ishte i vendosur të sulmonte Iranin edhe nëse sulmi i mundshëm nuk shkaktonte viktima në Izrael, shkruan Tajms of Izrael.

Shtohet se mesazhi synon të parandalojë presionin nga komuniteti ndërkombëtar për të shmangur përgjigjen e dhunshme ndaj një sulmi të mundshëm iranian.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit, të cilin e fajëson për atentatin e liderit politik të Hamasit, Ismalil Hania në Teheran. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR