• e enjte, 15 gusht 2024

Seancë e KS të KB-së për situatën në Gaza

Seancë e KS të KB-së për situatën në Gaza

Nju-Jork, 13 gusht 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara në seancën e sotme do të debatojë për Gazën rreth sulmit ajror izraelit mbi një shkollë, që është shfrytëzuar si strehimore, me ç'rast, sipas autoriteteve palestineze kanë humbur jetën më shumë se 100 persona.

Pas sulmit më 10 gusht, Algjeria kërkon takim urgjent në Këshillin e Sigurisë.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e ka vlerësuar sulmin si "dështues" dhe e ka dënuar " humbjen e vazhdueshme të jetëve në Gaza".

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se të paktën 100 njerëz janë vrarë në sulm, ndërsa Izraeli ka komunikuar se në sulm janë vrarë 31 militantë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR