• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA kërkon nga Turqia që ta bindë Iranin për t'i ulur tensionet në Lindjen e Mesme

SHBA kërkon nga Turqia që ta bindë Iranin për t'i ulur tensionet në Lindjen e Mesme

Stamboll, 13 gusht 2024 (MIA) - SHBA-ja kërkon nga Turqia dhe aleatët e tjerë të cilët mbajnë marrëdhënie me Iranin ta bindin që t'i ulë tensionet në Lindjen e Mesme, deklaroi ambasadori amerikan në Turqi, Xhef Flejk. 

"Kërkojmë nga të gjithë aleatët tanë që kanë ndonjë marrëdhënie me Iranin që ta bindin për de-përshkallëzim, ndërsa kjo përfshin edhe Turqinë”, tha Flejk në tryezën e rrumbullakët me gazetarët në Stamboll në fund të mandatit të tij në Turqi, raportuan mediat britanike.

Sipas tij, bashkëbiseduesit turq të Uashingtonit po bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar përshkallëzimin dhe duken më të sigurt se SHBA-ja se kjo nuk do të ndodhë. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR