• e enjte, 15 gusht 2024

Shërbimi i inteligjencës ruse pretendon se Uashingtoni po përgatit fushatë për ta diskredituar Zelenskin

Shërbimi i inteligjencës ruse pretendon se Uashingtoni po përgatit fushatë për ta diskredituar Zelenskin

Moskë, 13 gusht 2024 (MIA) - Shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse pretendon se administrata amerikane planifikon të fillojë një fushatë të fuqishme informative për ta diskredituar presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe ta detyrojë të lëshojë postin.

Në kumtesë thuhet se SHBA-ja shqyrton opsionet për ta zëvendësuar Zelenskin me një personalitet që është më lehtë për t'u menaxhuar dhe më pak i korruptuar, raportojnë mediat ruse.

"Sipas informacioneve të Shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, pakënaqësia ndaj Zelenskit po rritet në elitën amerikane, ndërsa ata që shprehin dyshime për "shpenzimin e qëllimshëm të miliarda dollarëve për ndihmën ushtarake" për Kievin po bëhen gjithnjë e më të zëshme, ndërsa edhe në Partinë e demokratëve dhe asaj Republikane janë më të zëshëm mbi dyshimet për "shpenzimin e qëllimshëm të miliarda dollarëve për ndihmën ushtarake" për Kievin. Zelenski po ndërmerr hapa që kërcënojnë të përshkallëzohen shumë përtej kufijve të Ukrainës", thekson Shërbimi i inteligjencës ruse.

Shtohet se administrata amerikane është duke kërkuar zëvendësimin e tij që do t'i përshtatej shumicës së aleatëve perëndimorë.

Sipas inteligjencës ruse, ish ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Arsen Avakov konsiderohet si kandidati më i përshtatshëm për shkak të lidhjeve të ngushta me formacionet nacionaliste ukrainase dhe kontakteve me liderët e vendeve evropiane.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR