• e enjte, 15 gusht 2024

Ekspertët e ANEB -it nuk mund ta vërtetojnë shkakun e zjarrit në centralin bërthamor të Zaporozhjes

Ekspertët e ANEB -it nuk mund ta vërtetojnë shkakun e zjarrit në centralin bërthamor të Zaporozhjes

Vjenë, 13 gusht 2024 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtarë e Energjisë Bërthamore (ANEB) mbrëmë njoftoi se përfaqësuesit e saj kanë kryer inspektimin në kullën e dëmtuar të centralit bërthamor ukrainas Zaporozhje, por nuk mund të përcaktojnë menjëherë shkakun e zjarrit i cili shpërtheu më 11 gusht.

Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkaktimin e zjarrit në centralin e madh bërthamor joaktiv në Ukrainë, me çka Rusia fajësoi për sulm me dron, ndërsa Ukraina deklaroi se ndoshta bëhet fjalë për neglizhencë ose zjarrvënie.

Ekipi i ANEB-it nuk gjeti asnjë provë të menjëhershme të mbetjeve të dronëve dhe arriti në përfundimin se burimi kryesor i zjarrit ka të ngjarë të mos ishte në bazën e kullës ftohëse.

As Moska dhe as Kievi nuk raportuan shenja të rritjes së rrezatimit.

ANEB njoftoi se dëmi ka të ngjarë të jetë përqendruar në kullë në nivelin e shpërndarjes së ujit, në një lartësi prej rreth 10 metrash.

Rusia pushtoi centralin bërthamor të Zaporozhjes menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. qa/

Foto: arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR