• e hënë, 23 shkurt 2026

Pakistani sulmoi baza të talebanëve në Afganistan

Pakistani sulmoi baza të talebanëve në Afganistan

Islamabad, 22 shkurt 2026 (MIA) - Pakistani kumtoi se ka kryer sulme ndërkufitare në bazat e militantëve në Afganistan në përgjigje të një serie sulmesh vetëvrasëse gjatë Ramazanit, për të cilat pretendon se janë kryer nga territori afgan.

Sulmet e Pakistanit përfaqësojnë një përshkallëzim të përsëritur të konfliktit me vendin e udhëhequr nga talebanët, vetëm disa ditë pasi Kabuli liroi tre ushtarë pakistanezë në përpjekje me ndërmjetësim nga Arabia Saudite për të lehtësuar tensionet pas përleshjeve kufitare disamujore. 

Ministria e Mbrojtjes e Pakistanit në kumtesën e saj thotë se ka prova të forta se anëtarë të "Hvari", që është emri për talebanët pakistanezë që veprojnë sipas udhëzimeve nga baza afgane, qëndrojnë pas sulmit vetëvrasës.

Në kumtesën, gjithashtu, theksohet se shënjestër ishin shtatë kampe terroristësh, të cilat, sipas informacioneve të inteligjencës, u përkasin talebanëve pakistanezë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR