• e hënë, 23 shkurt 2026

SHBA-ja në mesnatë do të ndalojë së paguari doganat të cilat Gjykata supreme i hoqi të premten

SHBA-ja në mesnatë do të ndalojë së paguari doganat të cilat Gjykata supreme i hoqi të premten

Uashington, 23 shkurt 2026 (MIA) - Agjencia amerikane për dogana dhe mbrojtje kufitare sot kumtoi se në mesnatë do ta ndërpresë pagesën e doganave të cialt vitin e kaluar u vendosën sipas Ligjit për autorizime të jashtëzakonshme ndërkombëtare ekonomike, të cilat Gjykata supreme e SHBA-së para tre ditësh i shpalli të paligjshme.

Agjencia në porosinë në shërbimin e vet për këmbim të porosive Cargo Systems (CSMS) kumtoi se prej nesër, përkatësisht një minutë pas mesnate, do t'i çaktivizojë të gjitha kodet doganore për pagesë të doganave sipas urdhrit paraprak të presidentit amerikan, Donald Tramp, sipas Ligjit për autorizime të jashtëzakonshme ndërkombëtare ekonomike (IEEPA).

Suspendimi i pagesës së doganave IEEPA përputhet me vendosjen nga ana e Trampit të doganës së re globale prej 15 për qind, sipas një autorizimi tjetër ligjor me të cilin Tramp vendosi dogana të cilat do t'i zëvendësojnë ato të cilat Gjykata kushtetuese i hoqi të premten.

Agjencia nuk e theksoi shkakun përse ka vazhduar t'i paguajë doganat në porte disa ditë pas aktvendimit të Gjykatës supreme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR