Jeten do të betohet para mbretit holandez si kryeministri më i ri i Holandës
- Kryeministri më i ri në historinë e Holandës do të betohet sot, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
- Post By Sara Ademi
- 08:12, 23 shkurt, 2026
Amsterdam, 23 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri më i ri në historinë e Holandës do të betohet sot, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Rob Jeten, 38 vjeç, është gjithashtu personi i parë nga partia e tij liberale e krahut të majtë, D66, që merr postin më të lartë politik në Holandë.
Jeten dhe kabineti i tij do të betohen para mbretit Uillem-Aleksandar këtë mëngjes në pallatin Haus ten Bosh në Hagë.
D66 e Jeten fitoi zgjedhjet në fund të tetorit, duke mposhtur ngushtë Partinë për Liri (PVV) populiste të krahut të djathtë të Gert Vilders.
Formimi i qeverisë së re shënon fundin e një periudhe të gjatë bllokimi politik dhe konflikti në Holandë. sa/
foto: Printskrin