• e hënë, 23 shkurt 2026

Makron e emëron David Amiel ministër të ri të buxhetit

Makron e emëron David Amiel ministër të ri të buxhetit

Paris, 23 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron e emëroi David Amiel (33) ministër të tij të ri t[ buxhetit, kumtoi Kabineti i Makronit.

Amiel e zëvendësion Ameli de Monshalen, aleate e afërt e Makronit, e cila u emërua shefe e gjykatës më të lartë të revizorëve në Francë në fillim të shkurtit, kumtoi sot Politiko.

Në deklaratën e vet të parë në pozitën e e tij të re, Amiel tha se synon të sigurojë zbatim të drejtë të buxhetit për vitin 2026, i cili zyrtarisht u miratua madje muajin e kaluar.

Ai paralajmëroi se do të fokusohet në kotnroll më të mirë të evazionit tatimor dhe mashtrimeve gjatë marrjes së përfitimeve sociale.

Sipas vlerësimit të fundit qeveritar, pritet që buxheti rrjedhës ta lërë Francën me deficit orej pesë për qind të bruto prodhimit vendor në vitin 2026.

Amiel i kaloi tre muajt e fundit si ministër për sektor publik të Francës, që ishte pozita e tij e parë qeveritare. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR