• e hënë, 23 shkurt 2026

Në Hagë do të fillojë seanca dëgjimore e GJNP-së për ish presidentin filipinas Duterte

Në Hagë do të fillojë seanca dëgjimore e GJNP-së për ish presidentin filipinas Duterte

Amsterdam, 23 shkurt 2026 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot do të hapë procedurë paraprake kundër ish-presidentit filipinas Rodrigo Duterte, pothuajse një vit pas arrestimit të tij për dhjetëra akuza për vrasje.

Aktakuza e ngarkon atë për të paktën 78 vrasje në "luftën kundër drogës" në vend, nga viti 2011 deri në vitin 2019.

Duterte është ish-shef i parë i shtetit që përballet me akuza për krime kundër njerëzimit para gjykatës në Hagë. Procedura duhet të fillojë në mëngjes.

Gjatë mandatit të tij si kryetar i qytetit Davao dhe nga viti 2016 deri në vitin 2022 si president, Duterte zhvilloi një luftë të pamëshirshme kundër krimit të drogës, me rreth 30.000 viktima, sipas organizatave për të drejtat e njeriut. Në mars të vitit 2025, ai u arrestua në Filipine dhe iu dorëzua gjykatës.

Duterte, 80 vjeç, nuk do të jetë në sallën e gjyqit, megjithëse për këtë nuk është dhënë ndonjë shpjegim, gjë që është e pranueshme sipas procedurave gjyqësore.

Mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit kanë paralajmëruar se do të protestojnë para gjykatës.

Në procedurën paraprake, gjyqtarët fillimisht do të shqyrtojnë provat për të përcaktuar nëse ato janë të mjaftueshme për hapjen e procedurës kryesore. Vendimi pritet në maj. qa/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR