Për shkak të stuhisë dimërore janë mbyllur shkollat në verilindje të SHBA-së, janë anuluar mijëra fluturime
- Për shkak të stuhisë së fuqishme dimërore sot në mbarë verilindjen e SHBA-së janë mbyllur shkollat, është ndërprerë transporti publik dhe janë anuluar mijëra fluturime ajrore, ndërkaq banorët e atij rajoni janë paralajmëruar për reshje të rrëmbyeshme, erëra të fuqishme dhe kushte të rrezikshme për udhëtim, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:28, 23 shkurt, 2026
Nju-Jork, 23 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të stuhisë së fuqishme dimërore sot në mbarë verilindjen e SHBA-së janë mbyllur shkollat, është ndërprerë transporti publik dhe janë anuluar mijëra fluturime ajrore, ndërkaq banorët e atij rajoni janë paralajmëruar për reshje të rrëmbyeshme, erëra të fuqishme dhe kushte të rrezikshme për udhëtim, kumtuan autoritetet lokale.
Shërbimi postar i SHBA-së kumtoi se stuhia në verilindje të vendit, nga Uashongtoni deri në Angli të Re, mund ta ngadalësojë përpunimin, transportin dhe dërgimin e postës dhe pakove.
Prefekti i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytet. Nju-Jorku, i cili është qarku më i madh shkollor në SHBA, urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave publike për shkak të stuhisë, sot nuk do të ketë as mësim në distancë dhe të gjitha programet jashtëmësimore janë anuluar.
Guvernatorja e Nju-Jorkut, Keti Hoçul tha se ka aktivizuar 100 pjesëtarë të Gardës nacionale për të ndihmuar në Long Ajlend, në Nju-Jork dhe Luginën e poshtme Hadson, të cilat janë rajone ku pritet se do ta bartin barrën më të madhe të reshjeve të rrëmbyeshme dhe erërave bregdetare.
Për shkak të stuhisë sot është mbyllur edhe kompleksi i selisë së Kombeve të Bashkuara në Menheten.
Sipas parashikimit të meteorologëve, në verilindje të SHBA-së priten deri 60 centimetra borë, ndërsa goditjet e erës mund të arrijnë 110 kilometra në orë, që e rritë rrezikun për rënie të drunjve dhe ndërprerje të rrymës, sipas të dhënave të Minsitrisë së sigurisë kombëtare.
Guvernatorja e shtetit Masaçusets, Mora Hili shpalli gjendje të jashtëzakonshme në atë shtet federal amerikan, përderisa Konektikat ua ndaloi qarkullimin automjeteve komerciale në autostradat me qasje të kufitzar, me përjashtim të dërgesave urgjente dhe të domosdoshme.
Guvernatorja e Nju-Xhersit, Miki Sheril shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbarë shtetin dhe u bëri thirrje banorëve ta marrin seriozisht stuhinë.
Sipas faqes për ndjekje të fluturimeve, FlightAware, për shkak të stuhisë dimërore sot janë anuluar mbi 5.000 fluturime, ndërsa anulime paralajmërohen edhe për nesër, posaçërisht në aeroportet kryesore në verilindje të SHBA-së.
Për shkak të stuhisë, transpoirtuesi urban "N jujork tranzit" prej dje e ndërpreu qarkullimin e autobusëve dhe atë të lehtë hekurudhor në mbarë shtetin, përderisa në Anglinë e Re, Drejtoria për transport publik e Rod Ajlend kumtoi se do t'io ndërpresë të gjitha shërbimet derisa kushtet atmosferike nuk përmirësohen. Paralajmërime për stuhi dimërore janë dhënë për Nju-Jorkun, Long Ajelndin, Bostonin, si dhe komunitetet bregdetare në nju-Xhersi, Konektikat, Delauer, Merilend, Rod Ajlend dhe Masaçusets. ab/
Foto: ЕPА