Fico: Po rritet mosbesimi në BE-së për shkak të Ukrainës
- Kryeministri sllovak Robert Fico vlerësoi se ekziston rritje të mosbesit brenda në BE për shkak të Ukrainës, sepse udhëheqja e Unionit vazhdon ta mbështesë Kievin në dëm të vendeve anëtare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:21, 23 shkurt, 2026
Bratislavë, 23 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico vlerësoi se ekziston rritje të mosbesit brenda në BE për shkak të Ukrainës, sepse udhëheqja e Unionit vazhdon ta mbështesë Kievin në dëm të vendeve anëtare.
"Mosbesimi brenda në BE po rritet me një shpejtësi të madhe. Nëse BE-ja i jep përparësi interesave të Ukrainës para interesave legjitime të vendeve anëtare të BE-së, kjo do të çojë në pamundësinë e Unionit për të marrë vendime të rëndësishme që kërkojnë pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare", deklaroi Fico në një video-fjalim në Fajsbuk.
Fico theksoi se veçanërisht problem do të ishte miratimi i paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Ai financimin e vazhdueshëm të Ukrainës e quajti "çmenduri ideologjike". Fico tha se BE duhet të marrë iniciativën për një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe t'i kushtojë vëmendje maksimale zbatimit të tij.
Ficoi gjithashtu kritiko qasjen e kancelarit gjerman Fridrih Merc ndaj konfliktit në Ukrainë, përkatësisht deklaratën e tij se lufta në Ukrainë duhet të mbështetet "derisa Rusia të jetë plotësisht e lodhur".
"Kjo është një strategji joreale dhe e rrezikshme që thellon konfliktin midis Evropës dhe Rusisë. Evropa me këtë po merr përgjegjësi të plotë për financimin e luftës në Ukrainë, që është plotësisht e papërgjegjshme në një kohë të tensioneve të forcuara ndërkombëtare dhe përfaqëson vetëvrasje ekonomike në një kohë lufte për të përmirësuar konkurrueshmërinë e BE-së", vlerësoi Fico.
Foto: Arkivi i MIA-s