• e shtunë, 24 gusht 2024
MIA Flesh

12:00 / 21 gusht / 2024

Shkup - Mënyra se si komunikon Maksim Dimitrievski nuk më pëlqen fare dhe nuk do të doja të diskutoja më shumë, thotë Arben Taravari nga koalicioni "VLEN" e cila është pjesë e qeverisë, duke porositur partnerin e saj në qeveri, liderin e Lëvizjes ZNAM se “zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm dhe ndoshta do t’i duhen përsëri votat shqiptare”.

Shkup - Nëntë ilaçe, në mesin e të cilave për shtypje të lartë, sëmundje të zemrës, depresion dhe demencë, bëhen pjesë e listës pozitive. Siç informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëhet fjalë për nëntë gjenerikë të prezantuar përmes 87 ilaçeve. 

Berlin - Takimi i radhës i Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës (formati Ramshtajn) do të mbahet në Gjermani më 6 shtator, publikoi Radio Evropa e Lirë, duke cituar forcat ajrore të SHBA-së në Evropë. "Më 6 shtator të vitit 2024, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin do të mbajë takim të Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në bazën e forcave ajrore amerikane Ramshtajn në Gjermani", theksohet në kumtesë.

Nju Delhi - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i cili sot udhëton në Poloni, të premten do të vizitojë Kievin, e që është vizita e parë e një kryeministri indian në Ukrainë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 30 vjet më parë. Modi sot deklaroi se do të shkëmbejë pikëpamjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë gjatë vizitës së tij në Kiev.

Kiev - Forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-300 afër Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit, natën mes 20-21 gushtit, njofton Shtabi i përgjithshëm i Forcave të armatosura të Ukrainës në Telegram, transmeton Ukrinform.

Los Anxhelos - Këngëtarja dhe aktorja amerikane Xhenifer Lopez ka bërë kërkesë për ndarje nga aktori Ben Aflek, pas dy vitesh martesë. Kërkesa u parashtrua dje në Gjykatën Supreme të Qarkut të Los Anxhelosit, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga "Bi-Bi-Si".

QËNDRONI TË LIDHUR