• e diel, 25 gusht 2024
MIA Flesh

09:00 / 23 gusht / 2024

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 31 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.sd

Kavadar- Zjarri mbrëmë ka kapluar fabrikën "Nikom" në Kavadar. Në terren ka intervenuar Njësiti territorial kundër zjarreve nga Kavadari me ekipin e Ndërmarrjes komunale, Ekonomisë pyjore Bor, si dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina.

Shkup- Një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Hekuranë në komunën e Gazi Babës dhe objekteve përreth çerdhes nga ora 8 deri në orën 12 sot nuk do të kenë energji elektrike. Siç informojnë nga QRMK-ja pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA, nga ora 8 deri në orën 9 në orët e mëngjesit rrymë nuk do të kenë një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Krushopek në komunën e Sarajit, nga periudha (9:30 deri në orën 10:00) shfrytëzuesit e fshatit Haraçinë si dhe nga fshati Bërnjancë dhe Hasanbeg në komunën e Gazi Babës.

Berlin – Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirhen e rriti nivelin e sigurisë në bazë të informacioneve të inteligjencës të cilat zbulojnë kërcënim potencial. “I gjithë personeli themelor, përveç atyre që marrin pjesë në mision, është dërguar në shtëpi si masë e kujdesit”, bëhet e ditur në një deklaratë në rrjetin social Iks. Në deklaratë shtohet se siguria e personelit është prioritet dhe se operacionet vazhdojnë sipas planit. 

Seul – Të paktën shtatë persona humbën jetën në zjarr që shpërtheu në një hotel në Korenë e Jugut gjatë natës, njoftuan mediat koreanojugore, transmetoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në qytetin Buçeon, paralagje në perëndim të kryeqytetit Seul, transmetoi agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhap.

Uashington - Departamenti i shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe pajisjeve të lidhura me Norvegjinë dhe Rumaninë në vlerë 405 milionë dollarë, gjegjësisht 592 milionë dollarë, publikoi Pentagoni.

Uashington - Kamalla Haris ka pranuar nominimin e Partisë demokrate në konventën e partisë në Çikago duke e bërë atë zyrtarisht kandidate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA. “Në emër të amerikanëve me të cilët jam rritur, njerëzve që punojnë me mund, ndjekin ëndrrat e tyre dhe kujdesen për njëri-tjetrin, në emër të të gjithë atyre historitë e të cilëve mund të shkruhen vetëm në kombin më të madh në tokë, pranoj nominimin tuaj për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Haris para të pranishmëve në kongres.

Uashington – Ronald Li Sivrud (66) ishte arrestuar mbrëmë në qarkun Koçis, Arizona, pasi në rrjetet sociale ishte kërcënuar se do ta vrasë ish presidentin Donald Tramp, njoftuan të enjten nga zyra e sherifit të qarkut Koçis. Trampi, kandidat për president i Partisë Republikane, mbrëmë ishte në qarkun Koçis, për vizitë në kufirin amerikano – meksikan, si pjesë e fushatës së tij.

QËNDRONI TË LIDHUR